Prokuroria serbe arrestoi sot 80 ish zyrtarë të lartë dhe zyrtarë aktualë nën akuzat e abuzimit të detyrës, korrupsionit dhe pastrimit të parave.
Mes të arrestuarve janë një ish minsitër, disa ish kryetarë bashkish, ish drejtues të ndërmarrjeve publike.
Ministri i Brendshëm Nebojsa Stefanovic deklaroi se të arrestuarit janë përfshirë në të paktën 20 raste krimesh financiare dhe korrupsioni, që i kanë shkaktuar shtetit një dëm mbi 100 milionë dollarë.
Këto vepra, të ndodhura gjatë 10 viteve të fundit, përfshijnë përvetësim fondesh publike, fallsifikim dokumentash, lëshim dokumentash të paligjshme, pastrim parash etj.
Stefanovic deklaroi se hetime të tjera vazhdojnë dhe të paktën 45 zyrtarë të tjerë janë zyrtarisht nën hetim.