Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic deklaroi se qeveria serbe do të hapë një laborator të testimeve për Covid-19 në Mitrovicë, raportoi Radio Kontakt Plus.
Veriu i Mitrovicës administrohet nga serbët, dhe qeveria e Kosovës nuk vepron në këtë zonë. Bashkia drejtohet nga partia Lista Serbe, e cila është tashmë edhe pjesë e qeverisë Hoti.
Banorët, shumica serbë, të Mitrovicës së Veriut kanë përdorur spitalet në Serbi për testimet cOVID-19, sipas gazetës kosovare Koha.