Ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin dhe ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Bocan Harchenko ranë dakord të hënën për të trajnuar oficerët e policisë serbe në Rusi.
Trajnimi policor do të përqendrohet në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe situatave emergjente.
Forcat e sigurisë së dy vendeve do të mbajnë gjithashtu një stërvitje të përbashkët anti-terroriste në vjeshtë, njoftoi Vulin.
Serbia është partneri më i fortë i Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Vendet kanë forcuar bashkëpunimin në fushën e sigurisë në vitet e fundit. Serbia ka blerë rregullisht armë dhe pajisje ushtarake nga Rusia kohët e fundit, duke përfshirë avionë luftarakë, helikopterë dhe tanke.
Serbia po lufton për t’u bërë një anëtare e Bashkimit Evropian dhe ka refuzuar të anëtarësohet në NATO. Ajo, gjithashtu, ka hedhur poshtë thirrjet për t’u bashkuar me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë pas aneksimit të Krimesë nga Ukraina në 2014.