Serbia merr tanke dhuratë nga Rusia

Nga Exit News
Serbia merr tanke dhuratë nga Rusia

Serbia do të marrë tanke T-72 dhuratë nga Rusia.

Kështu konfirmoi Ministri Serb i Mbrojtjes Nebojsha Stefanoviç.

“Tridhjetë tanke moderne T-72 do të arrijnë si pjesë e marrëveshjes Vuçiç-Putin të arritur në Soçi. Ato do të forcojnë ndjeshëm aftësitë tona ushtarake,” deklaroi Stefanoviç për mediat në Beograd.

Ministri gjithashtu tha se në të ardhmen, ata do të punojnë për pajisjen e njësive speciale dhe inteligjencës.

Media njoftoi se tanket e para nga donacioni rus mbërritën në Serbi më 28 tetor.

Dhurimi i mjeteve luftarake është pjesë e një marrëveshjeje mes presidentit serb Aleksandar Vuçiç me Ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu në vitin 2016. Kjo marrëveshje u miratua më vonë nga Presidenti rus, Vladimir Putin.

Donacioni përfshin gjithashtu gjashtë avionë luftarakë MiG-29 dhe 30 automjete të blinduara zbuluese BRDM-2.

Në 2019, Ministria Serbe e Mbrojtjes hodhi poshtë kërkesën e Shërbimit Ballkanik të Radios Evropa e Lirë për të siguruar një kopje të marrëveshjes së dhurimit mes dy vendeve.

Ministria e Mbrojtjes tha në atë kohë se marrëveshja “përmban të dhëna sekrete të huaja, janë të dhëna që i janë besuar Republikës së Serbisë nga një shtet tjetër, me detyrimin për t’i mbajtur ato sekrete”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>