Në Serbi ka nisur vaksinimi kundër koronavirusit i punonjësve të kompanive të huaja, të cilat kanë përfaqësi në Serbi.
Sipas Radio Evropa e Lirë, rreth 8 mijë punonjës nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi u vaksinuan në Serbi kundër koronavirusit gjatë fundjavës. Ndërsa punonjësit nga Kosova të kompanive me përfaqësi në Serbi nuk pranuan të vaksinoheshin.
10 mijë vaksinat e AstraZeneca u administruan tek punonjësit e huaj. Procesi u organizua nga Dhoma Ekonomike e Serbisë në bashkë punim me qeverinë serbe.