
Mesditën e së shtunës, policët grekë kanë mbyllur portën ku kalojnë qytetarët shqiptarë nga toka neutrale në tokën greke. Sipas policëve, mbyllja po bëhet vetëm për të shmangur grumbullimin e qytetarëve në tokën greke, çka do të vështirësonte më shumë punën në sportelet e doganës greke.
Ky veprim ka shkaktuar tension mes emigrantëve shqiptarë, të cilët për 3 ditë janë të bllokuar në pikën kufitare të Kakavijës.
Sipas raportimeve në media, radha ka arritur gjatësinë e 25 kilometrave, deri në fshatin Grapsh.
Shkak për dyndjen e emigrantëve në pikëtn kufitare të Kakavijës është puna me orë të shkurtuara të doganës greke dhe vendimi i qeverisë greke për të vënë në karantinë të detyruar këdo që hyn pas datës 17 gusht në vend.