
Lëkundje të forta tërmeti goditën sonte sërish zonat përreth Durrësit dhe Tiranës.
Raportimet paraprake tregojnë se epiqendra e goditjes ka qenë pranë fshatit Hamallaj, 15 km në veri të Durrësit, dhe fuqia ishte rreth 5 ballë.
Zona e prekur duket të jetë e krahasueshme me tërmetin e 26 nëntorit, me fuqi 6.4 ballë, i cili shkaktoi 51 viktima. Specialistët kanë theksuar vazhdimisht se pas-goditjet nga tërmetet e fuqishëm mund të vazhdojnë për disa muaj.