Sezoni turistik 2020 deri në nëntor, Klosi: Më shumë plazhe publike

Sezoni turistik 2020 deri në nëntor, Klosi: Më shumë plazhe publike

Sezoni turistik 2020 do të zgjasë deri në 15 nëntor, si një mënyrë për të kompensuar muajt e humbur për shkak të pandemisë së Covid-19.

Ministri Klosi premtoi se këtë verë do të ketë më shumë plazhe publike ku qytetarët mund të pushojnë pa paguar para.

Ministri i Turizmit Blendi Klosi njoftoi se të gjithë hotelet dhe restorantet që do duan të menaxhojnë plazhet përpara biznesit të tyre, duhet të aplikojnë në portalin e-Albania nga 1 deri më 15 qershor dhe të vetëdeklarojnë kushtet e higjienës.

Gjatë kontrolleve nga institucionet shtetërore, të gjithë ata biznese që nuk respektojnë protokollet shëndetësore dhe kushtet e higjienës do të gjobiten dhe mbyllen, për të mos vënë në rrezik jetën e qytetarëve.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>