Shahini: Opozita po nxit anti shqiptarizmin me kritikat ndaj meje

Nga Exit News
Shahini: Opozita po nxit anti shqiptarizmin me kritikat ndaj meje

Ministrja e Arsimit Besa Shahini akuzoi opozitën se po nxit anti shqiptarizmin me kritikat e tyre për “prejardhjen dhe dialektin, duke shfaqur përçmim ndaj shqiptarëve që flasin si unë dhe në veçanti ndaj kosovarëve”.

“Dëshpërimi i opozitës është problem ekskluzivisht i tyre dhe nuk duhet të lejojmë që të na çojë drejt një rruge të rrezikshme të përçarjes kombëtare”, shkruan Shahini në një postim në Facebook, ditën e hënë.

Ministrja tha se kjo ndodh ngaqë opozita “është thjesht e dëshpëruar nga mungesa e përkrahjes popullore dhe mungesa e argumenteve kundër qeverisjes së PS në arsim”.

Madje, Shahini rendit disa nga arrtijet e PS, duke thënë se opozita nuk ka argumente për të kritikuar “standardin që po kërkojmë ne në arsimin e lartë”.

“Nga frustrimi i mungesës së argumenteve reale kanë vendosur të reduktojnë gjithë kritikën e tyre në krijimin e “tjetrit” – në këtë rast, ministri që flet ndryshe nga disa prej tyre – dhe ftesës për ta urryer atë”, shkruan Shahini.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme