
Dritan Shakohoxha ka njoftuar se nuk do të komentojë më ndeshjet e futbollit.
Shakohoxha njoftoi tërheqjen nga profesioni gjatë lidhjes nga stadiumi Wembley për RTSH, para ndeshjes Angli-Danimarkë.
“Kjo do të jetë ndeshja e parafundit që komentoj. Finalja e të djelës së ardhshme do jetë komenti im i fundit. Vjen një ditë që duhet ta lësh edhe atë që dashuron më shumë, në një mënyrë apo tjetër” u shpreh komentatori.
Dritan Shakohoxha ka qenë gazetar sportiv dhe më pas komentator futbolli në Shqipëri prej 30 vitesh.
Ai ka mbajtur postin e drejtorit në sektorin e sportit në Digitalb, por ai u shkarkua disa muaj më parë.