SHBA-ja po diskuton për strehimin e refugjatëve afgan me Shqipërinë dhe Kosovën

Nga Exit News
SHBA-ja po diskuton për strehimin e refugjatëve afgan me Shqipërinë dhe Kosovën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po diskutojnë, me urgjencë, me një sërë vendesh për strehimin e refugjatëve afgan, që po evakuohen për shkak të tërheqjes së Perëndimit.

Një raportim i Reuters, përmend Kosovën dhe Shqipërinë si vende me te cilat po diskutohet fshehtas nga administrata Biden, e cila duket e dëshpëruar të gjejë një zgjidhje për ta nëkohë të shkurtër.

Por, vendet janë në mëdyshje për pranimin e refugjatëve afganët për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë dhe përhapjen e COVID-19.

Administrata pati bidesime edhe me Kazakistanin, Taxhikistanin dhe Uzbekistanin për të strehuar mijëra aplikantë, por kjo përpjekje ka pati sukses.

Me përparimin e forcave talebane drejt kryeqytetit Kabul, SHBA-ja deklaroi se do të dërgonte rreth 1000 afgan, ish-personel i instutucioneve afgane të krijuara nga SHBA-ja, në Katar. Ndërkohë palët po diskutojnë për sistemimin e rreth 8 mijë refugjatëve në një bazë ushtarakë amerikane në vend.

Gjithsej, SHBA-të parashikojnë lëshimin e rreth 50-80 mijë Vizave të Veçanta (SIV) për ish-përkthyes apo ish-nënpunës të tjerë afgan si dhe familjet e tyre, të cilëve u rrezikohet jeta nëse qëndrojnë në Afganistan.

Deri tani janë evakuuar rreth 1200 persona, të cilët janë në pritje të mbarimit të proçedurave për përftim të vizës. Disa prej tyre janë strehuar në qëndra ushtarake në SHBA.

Disa ekspert vlerësojnë se procesi i evakuimit dhe pajisjes me viza po ecën shumë ngadalë.

Shqipëria aktualisht strehon rreth 3 mijë muxhahedinë, ndërkohë që vitin e kaluar Exit zbuloi se qeveria po përgatitej për pritjen e refugjatëve sirian, për shkak të krizës sëemigrantëve në kufijt e BE.së.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>