SHBA konfirmon vdekjen e udhëheqësit të lartë të ISIS-it

Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmuan sot vdekjen e një prej drejtuesve më të lartë të ISIS.

Abu Nabil, udhëheqësi i ISIS në Libi, është vrarë më 13 nëntor në një goditje ajrore të forcave amerikane. Para se të bashkohej me ISIS, Nabil ka shërbyer në pozicione të rëndësishme ushtarake në rradhët e al-Kaedës.

Sipas forcave ushtarake amerikane, vdekja e Nabilit ka dëmtuar rëndë potencialin e ISIS për t’u organizuar në Libi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>