
Sekretari i ri i Deparatamentit të Shtetit të SHBA-ve është Mike Pompeo. Ai zëvendëson në këtë post ish-Sekretarin Rex Tillerson.
Mike Pompeo më parë ka mbajtur postin e drejtorit të Shërbimit të Inteligjencës (CIA) së SHBA-ve. Ndërsa, Gina Aspell do të jetë drejtoresha e re e CIA-s, e para femër në këtë post.
Lëvizjet e reja në administratën Trump, u bënë publike nga vetë presidenti përmes një mesazhi në Twitter.