SHBA publikojnë një raport të ri: Të vaksinuarit e përhapin virusin njësoj si të pavaksinuarit

Nga Exit News
SHBA publikojnë një raport të ri: Të vaksinuarit e përhapin virusin njësoj si të pavaksinuarit

Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, CDC  publikoi të premten një raport ku shkruhet se njerëzit plotësisht të vaksinuar mund ta përhapin virusin te të tjerët po aq lehtë sa të pavaksinuarit, pavarësisht se kjo mund të ndodhë rrallë.

Vaksinat ofrojnë mbrojtje maksimale kundër shtrimeve në spitale dhe vdekjes. Raporti vjen pas një sërë gjetjesh të tjera në lidhje me variantin Delta që kanë rritur kuptimin e shkencëtarëve për koronavirusin.

CDC ka sqaruar se në një event të përhapjes së virusit Delta në SHBA, tre të katërtat e të infektuarve ishin imunizuar plotësisht,  Njerëzit e vaksinuar dhe të pavaksinuar të infektuar mbanin nivele të larta të virusit, njoftoi agjencia.

Të dhënat e ngarkesës virale tregojnë se edhe njerëzit plotësisht të imunizuar mund ta përhapin virusin aq lehtë sa njerëzit e pavaksinuar.

CDC më parë u shpreh në një raport se varianti Delta është po aq ngjitës sa lija e dhenve.

Zyrtarët qeveritarë amerikan dhe shkencëtarët janë shumë të shqetësuar se gjetjet mund të prekin besimin tek vaksinat, duke penguar fushatën e imunizimit, dhe mund të krijojnë idenë e gabuar se vaksinimi nuk është i nevojshëm.

Presidenti Biden ka urdhëruar që të gjithë punonjësit federalë të vaksinohen ose të përballen me testimin javor të virusit. Mbështetja për vaksinimin e detyrueshëm po rritet tek disa koorporata.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>