SHBA-të blejnë 90% të rezervave të remdesivirit, ilaçit që lufton Covid-19

Nga Exit News
SHBA-të blejnë 90% të rezervave të remdesivirit, ilaçit që lufton Covid-19

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë blerë 90 për qind të rezervave botërore të ilaçit remdesivir, deri tani i vetmi ilaç që lufton Covid-19.

Sipas Business Insider, kompania prodhuese Gilead Sciences ra dakord që t’i shesë Amerikës më shumë se 500 mijë paketa trajtimi të ilaçit deri në shtator 2020, që është pothuajse sa e gjithë sasia e ilaçit që kompania mund të prodhojë në 3 muajt e ardhshëm.

Kjo kontratë lë shumë pak ilaçe për vendet e tjera që po përballen me pandeminë e Covid-19.

Që prej 1 majit,  Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka lëshuar aprovimin për përdorimin e remdesivirit si trajtim tek pacientët me simptoma të rënda të shkaktuar nga Covid-19.

Ky ilaç është një antiviral i prodhuar fillimisht për të luftuar Ebolën, por pas testimeve të shumta, ilaçi nuk rezultoi efektiv kundër saj.

Mjekët nisën ta përdornin ilaçin tek pacientët me simptoma të rënda të Covid-19 dhe shumë shpejtë vunë re përmirësim.

Pacientët, që morën pjesë në provën klinike të ilaçit, kishin të gjithë  simptoma të rënda të frymëmarrjes dhe ethe, por u përmirësuan dhe ishin në gjendje të largoheshin nga spitali pas më pak se një javë trajtimi.

Deri më tani, rreth 4 muaj nga përhapja e Covid-19, nuk ka asnjë terapi të miratuar për virusin, i cila mund të shkaktojë pneumoni të rëndë dhe probleme të rënda të frymëmarrjes në disa pacientë. Por Instituti Kombëtar i Shëndetit po zhvillon prova të disa ilaçeve dhe trajtimeve të tjera, mes tyre dhe remdesiviri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>