SHA-të kanë dhuruar 1 milion doza të vaksinës Johnson & Johnson këtë javë, sipas një raporti të Reuters.
Lajmi u bë i ditur të dielën nga kryeministri i vendit Kim Boo-kyum, i cili shtoi se ato do të përdoren për vaksinimin e ushtarëve.
“Ne kemi në plan të administrojmë vaksinat kryesisht në personelin e lidhur me ushtrinë, duke përfshirë forcat rezervë dhe trupat e mbrojtjes civile, pasi i kishte ngritur ato drejtpërdrejt nga Shtetet e Bashkuara duke përdorur avionë ushtarakë,” tha Kim.
Ky është dyfishi i vaksinave të premtuar nga presidenti amerikan Biden në një samit me homologun koreano-jugor në fillim të majit.
Vendi ka porositur 6 milion doza të vaksinës J&J në prill, ndërkohë që është përballur me kritika për fushatën e ngadaltë të vaksinimit. Ajo ka vaksinuar me një dozë vetëm 11 % të popullsisë.
Koreja e Veriut radhitet, nga ana tjetër, mes vendeve me numra të ulët të infektimeve dhe vdekjeve nga Covid-19.