
Ambasada e Shtetetve të Bashkuara në Kosovë i ka dhuruar 50 respiratorë Kosovës për t’i ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.
Ndihma u bë përmes Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
“Ky donacion paraqet realizimin e ofertës zemërgjerë të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për furnizim me pajisje të domosdoshme dhe mbështet Kosovën në përgjigjen urgjente ndaj pandemisë”, lajmëroi USAID.
SHBA-të kanë dhuruar 1,6 milionë dollarë për Kosovën për të përballuar krizën shëndetësore.