SHBA-të mbështesin projektin e Minishengenit Ballkanik

SHBA-të mbështesin projektin e Minishengenit Ballkanik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin projektin e tregut të përbashkët rajonal, i emërtuar si Minishengeni Ballkanik.

“Shtetet e Bashkuara besojnë se përpjekjet e rajonit për të krijuar një treg të përbashkët rajonal, janë hapa normalë në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, u shpreh Palmer.

Komenti u bë gjatë Forumit të Prespës, mbajtur të enjten në Ohër, nga Zëvendës-Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer.

Ai e quajti projektin një hap të natyrshëm drejt rrugës së integrimit, duke thënë se SHBA-të mbështesin bashkëpunimin rajonal.

Palmer shtoi se ishte i zhgënjyer që Bashkimi Evropian nuk hapi negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Jemi të zhgënjyer nga vendimi për të mos nisur negociatat, sepse këto shtyrje kanë penguar përparimin e synimeve tona në rajon, jo vetëm normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, por më shumë se kaq”,” u shpreh Palmer gjatë fjalës së tij.

Vendime të tilla, sipas tij, ndikojnë në mungesën e besimit të vendeve të rajonit ndaj SHBA-ve dhe Bllokut, nga e cila përfitojnë rivalët e tyre gjeopolitik.

Palmer, po ashtu, bëri thirrje për liberalizim të vizave të Bashkimit Evropian me Kosovën.

“Është jetike që BE-ja të mbështesë rajonin dhe të miratojë liberalizimin e vizave për Kosovën,” tha ai.

Palmer u kërkoi udhëheqësve të rajonit që të marrin hapa konkrete për të realizuar potencialin e vendeve të tyre, përmes reformave dhe luftës ndaj korrupsionit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>