Ende pa marrë veten nga pasojat shkatërruese të uraganit Irma, një tjetër uragan i fuqishëm po i drejtohet Ishujve të Karaibeve.
Uragani Maria pritet të godasë Ishujt Karaibe brenda 48 orëve të ardhshme, dhe në ditët në vazhdim pritet të përshkrojë të njëjtën itenerar si uragani Irma.
Sipas Qendrës Kombëtare Amerikane të Uraganëve, Maria do të godasë fillimisht ishujt Leeward me një shpejtësi prej 137 kilometrave për orë, pothuaj e njëjtë me uraganin Irma. Rreshjet e shiut parashikohen të dendura dhe të vazhdueshme përgjatë dy ditëve.
Qendra i ka bërë thirrje qytetarëve të marrin masat e nevojshme për të kaluar ditët e uraganit në shtëpi ose për tu larguar.
Një tjetër uragan, i quajtur Jose, është aktualisht aktiv në oqeanin Atlantik, ndaj autoritetet e SHBA-së kanë vendosur pika vrojtimi në very-lindje të vendit.
Gjatë javëve të fundit, SHBA është goditur nga dy uragane, Harvey dhe Irma, të cilët shkaktuan dhjetëra viktima dhe qytete të shkatarruara, rimëkëmbja e të cilëve do të kërkojnë miliarda dollarë.