SHBA vendos sanksione të forta kundër Iranit, godet naftën, transportin dhe sistemin bankar

SHBA vendos sanksione të forta kundër Iranit, godet naftën, transportin dhe sistemin bankar

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sot sankionet më të vështira ndonjëherë ndaj Iranit, një vendim që ka ngjallur protesta massive në vendin e pasur me naftë.

Presidenti Trump rivendosi të gjitha sanksionet që u hoqën në vitin 2015, pas marrëveshjes mes dy shteteve: sanksione për naftë, për sistemin bankar, për transportin dhe anijet – pra të gjitha shtyllat kryesore të ekonomisë iraniane.

“Sanksionet e Iranit janë shumë të forta, ato janë sanksionet më të forta që kemi imponuar ndonjëherë, dhe do të shohim se çfarë ndodh me Iranin, por nuk po ecin shumë mirë, këtë mund t’ju them”, deklaroi presidenti Trump.

Si nisi e gjithë kjo ‘luftë’ ekonomike?

SHBA-të rivendosën sanksionet ndaj Iranit pasi presidenti Trump, në maj 2018, u tërhoq nga marrëveshjen e vitit 2015, e quajtuar “Marrëveshja Bërthamore e Iranit”, e cila synonte frenimin e ambicjeve bërthamore të Iranit.

Administrata Trump, gjithashtu, u shpreh se dëshiron të ndalë ato që i quan aktivitetet “e keqija” të Teheranit, si sulmet kibernetike, testet e raketave balistike dhe mbështetjen për grupet dhe milicitë e dhunshme ekstremiste në Lindjen e Mesme.

“Ne po punojmë me zell për të siguruar që ne mbështesim popullin iranian dhe ne do ta drejtojmë veprimtarinë tonë për të siguruar ndryshimin e ‘sjelljes së keqe’ të Republikës Islamike të Iranit”, tha për të dielën sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo.

Çfarë ndikimi mund të kenë këto sanksione?

Që prej majit, SHBA-të kanë ri-imponuar gradualisht sanksione ndaj Iranit, por analistët thonë se ky raund i fundit është deri diku më i rëndësishmi.

Më shumë se 700 individë, biznese dhe kompani ajrore janë në listën e sanksioneve, duke përfshirë bankat kryesore, eksportuesit e naftës dhe kompanitë e transportit detar.

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo deklaroi se më shumë se 100 kompani ndërkombëtare u tërhoqën nga Irani për shkak të sanksioneve. Ai tha gjithashtu se eksportet iraniane të naftës kanë rënë me gati një milion fuçi në ditë, duke e rrënuar burimin kryesor të financimit për vendin.

Përveç kësaj, rrjeti Swift, që përdoret për të bërë pagesa ndërkombëtare, me bazë në Bruksel pritet të ndërpresë lidhjet me institucionet iraniane, duke izoluar Iranin nga sistemi financiar ndërkombëtar.

Reagimi i BE-së

Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca – të cilat janë ndër pesë vendet e angazhuara ende ndaj paktit bërthamor – i kanë kundërshtuar të gjitha sanksionet.

Ata kanë premtuar të mbështesin firmat evropiane që bëjnë “biznes të ligjshëm” me Iranin dhe kanë ngritur një mekanizëm alternativ pagimi – ose Automjet për Qëllime të Veçanta (AQV) – që do të ndihmojë kompanitë evropiane që të tregtojnë pa u ndeshur me dënimet amerikane.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>