Shefi i Antiterrorit: Eva Dumani do të kthehet në atdhe së shpejti

Nga Exit News
Shefi i Antiterrorit: Eva Dumani do të kthehet në atdhe së shpejti

Shefi i Operacioneve Speciale Antiterrorizëm në Policinë e Shtetit, Indrid Doda dha shpresë se edhe Eva Dumani të kthehet në atdhe së shpejti.

I ftuar në emisionin ‘Open’, në Top Channel, tha se:

“Qarkullojnë zëra brenda kampit që thonë se largimi nga kampi bëhet për një vend tjetër. Unë nuk dua të përgjigjem kësaj pyetjeje, pasi mendoj që së shpejti do të keni mundësinë ta pyesni vetë Evën”.

Ndërsa gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu dëshmoi se:

“Ne gazetarëve na lejohet të japim të dhëna. Floresha Rasha ka një histori të dhimbshme. Ajo është plagosur me snajper. Nuk e dimë nëse ka qenë ajo objektiv apo jo. Rasha ka humbur vajzën në një bombardim ajror.

Gjithashtu në luftime ka humbur bashkëshortin. Gjatë qëndrimit atje është martuar edhe dy herë të tjera, ku dhe dy bashkëshortët e tjerë i ka humbur”.

 

 

Lajme te ngjashme