
Zyrtari i Inteligjencës Amerikane John Ratcliffe ka deklaruar se Kina është kthyer në një kërcënim global që pas Luftës së Dytë Botërore.
John Ratcliffe, në një opinion për Wall Street Journal ëhstë shprehur se Kina është rrezik për demokracinë dhe lirinë në të gjithë botën.
Sipas tij Kina ka synim dominimin ndaj SHBA-së.
“Inteligjenca është e qartë: Pekini synon të dominojë SHBA-në dhe pjesën tjetër të planetit ekonomikisht, ushtarakisht dhe në teknologji”, tha Ratcliffe.
Ratcliffe ka qenë kongresmen republikan i emëruar nga Trumpi në krye të spiunazhit të SHBA-së në pranverë.
Ambasada kineze ka rrëzuar komentet e Ratcliffe si “deformuese të fakteve”.