Shefja e Infektivit Çomo qytetarëve: Kini kujdes, mbani maska, shmangni vendet publike

Nga Exit News
Shefja e Infektivit Çomo qytetarëve: Kini kujdes, mbani maska, shmangni vendet publike

Shefja e Infektivit në QSUT, doktoreshë Najada Çomo i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tegohen të kujdesshëm pasi numri i të infektuarve në vend po rritet çdo ditë e më tepër.

Përmes një video-mesazhi, Çomo tha se një pjesë e mirë e pacientëve të shtruar në spital kanë nevojë për terapi intensive dhe kjo është një situatë shqetësuese.

Ajo i kujtoi qytetarëve se kanë një detyrim madhor për të mirën e të gjithëve, t’i qëndrojnë larg të sëmurëve dhe të evitojnë vendet publike që grumbullojnë shumë njerëz.

“Ulni në maksimum qëndrimin në vende publike, si dhe maska është e vemtja armë mbrojtësi që kemi.  Virusi është mes jush, ju bëni hapin për t’u mbrojtur. Virusi nuk ka më përzgjedhje, jo vetëm mosha të treta. Janë të rinjtë që e çojnë tek të tjerët. Kini në vëmendje se ky virus është shumë tepër mes jush tani që u hoqën dhe barrierat, pra vendi është i hapur,” mbylli mesazhin doktoresha Najada Çomo.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>