![como Shefja e Infektivit, Çomo: Vendi mund të ketë mbyllje të pjesshme](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/11/como.png)
Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT Najada Çomo deklaroi se nëse shifrat e të infektuarve me Covid-19 do të rriten ndjeshëm, vendi mund të ketë një mbyllje të pjesshme.
E ftuar në emisionin Opinion, të hënën, Çomo u shpreh:
“Nëse shifrat vijojnë që të jenë alarmante rrezikojmë një mbyllje të pjesshme të Shqipërisë. Mund të ketë një mbyllje të zonave që të janë më të rrezikuara.”
Najada Çomo foli dhe për vendimin për të zhvilluar mësimin në universitete online. Sipas saj vendimi u mor pasi u rrit shumë numri i të infektuarve me Covid-19 dhe universitetet shihen si një institucion risku për të përhapur virusin.
Pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se përse nuk u mor i njëjti vendim dhe për baret, Çomo u shpreh:
“Mësimi është i detyruar ndërsa shkuarja në lokal është një zgjedhje. Kur zgjedh të shkon në një vend që që nuk mbahet maska ti ke risk që të infektohesh. Ndërsa në universitete ti shkon me detyrim dhe ke risk që të infektohesh dhe të infektosh të tjerët.”