
Shefja e Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror, Vjollca Braho është shëruar nga Covid-19.
Në një postim në rrjetet sociale Braho tha se ka qenë për një muaj në luftë për jetën, ku vështirësia kryesore kishte qenë frymëmarrja.
Braho falenderoi në mënyrë të veçantë mjekët e spitalit Shefqet Ndroqi, të cilët sakrifikojnë çdo ditë për të kuruar pacientët me Covid-19.
Ajo i bëri apel të gjithë qytetarëve që të respektojnë tre rregulla të thjeshta për të mbajtur larg virusin:
“Një këshillë të fundit për ju që se keni kuptuar akoma se çfarë sëmundje vdekjeprurëse është Covid -19.
Ju lutem zbatoni me përpikmëri tre regullat e thjeshta duke mbajtur maskën në ambientet e mbyllura, ruani distancimin social dhe lani duart sa më shumë që ta mbani sa më larg këtë sëmundje vdekjeprurëse.”