Drejtoresha e ISHP, Albana Fico deklaroi se nuk është fshehur numri i viktimave, madje sipas saj ka një tepri të tyre.
Gjatë intervistës në emisionin Real Story, ajo u shpreh se në 3 mujorin e parë ka patur një rritje të numrit të të vdekurve jo vetëm për shkak të Covid-19.
“ Ka ekses vdekjesh. Nëse njëra palë thotë se qeveria fsheh shifrat, në fund ato janë nga institucionet. Kemi dhe një sërë bashkëatdhetarësh që kanë humbur jetën jashtë, dhe janë çregjistruar këtu në Shqipëri. Kam dy raste familjare të tilla.
Në fakt për periudhën korrik-shtator është tek 25.8%. ISHP dhe INSTAT, qendrat spitalore universitare, të dhënat nga regjistri i vdekjeve janë një seri grupimesh specialistësh.”
Ajo i bëri thirrje politikanëve të heqin dorë të bërit politikë me viktimat e Covid-19.