Shefja e ONM-së Genoveva Ruiz Calavera është shprehur e kënaqur sot me pjesëmarrjen në Komitetin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes BE dhe Shqipërisë.
Në një postim në Twitter, Clavavera thekson se fokusi mbetet në rrugën e reformave pavarësisht vështirësive si tërmeti apo pandemia e COVID-19 dhe shton se BE qëndron krah Shqipërisë në zbatimin e tyre.
“E kënaqur që hap Komitetin e 11-të të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes BE dhe Shqipërisë dhe që shikoj kaq pjesëmarrje të mirë nga të dy palët. Ka qenë një kohë e vështirë me tërmetin e vitit të kaluar dhe COVID19, por fokusi mbetet tek rruga e reformave: BE qëndron fuqimisht përkrah Shqipërisë në zbatimin e tyre!”, shkruan Calavera.
Komiteti i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndihmon Këshillin e Stabilizim Asociimit të mbikqyrë zbatimin e MSA-së që hyri në fuqi në vitin 2009.
Komiteti përbëhet nga përfaqësues të Këshillit të BE dhe Komisionit Evropian, nga njëra anë , dhe të përfaqësuesve të qeverisë së Shqipërisë nga ana tjetër.