Shefja e ONM thotë se fokusi i BE në Shqipëri mbetet në rrugën drejt reformave

Nga Exit News
Shefja e ONM thotë se fokusi i BE në Shqipëri mbetet në rrugën drejt reformave

Shefja e ONM-së Genoveva Ruiz Calavera është shprehur e kënaqur sot me pjesëmarrjen në Komitetin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes BE dhe Shqipërisë.

Në një postim në Twitter, Clavavera thekson se fokusi mbetet në rrugën e reformave pavarësisht vështirësive si tërmeti apo pandemia e COVID-19 dhe shton se BE qëndron krah Shqipërisë në zbatimin e tyre.

E kënaqur që hap Komitetin e 11-të të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes BE dhe Shqipërisë dhe që shikoj kaq pjesëmarrje të mirë nga të dy palët. Ka qenë një kohë e vështirë me tërmetin e vitit të kaluar dhe COVID19, por fokusi mbetet tek rruga e reformave: BE qëndron fuqimisht përkrah Shqipërisë në zbatimin e tyre!”, shkruan Calavera.

Komiteti i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndihmon Këshillin e Stabilizim Asociimit të mbikqyrë zbatimin e MSA-së që hyri në fuqi në vitin 2009.

Komiteti përbëhet nga përfaqësues të Këshillit të BE dhe Komisionit Evropian, nga njëra anë , dhe të përfaqësuesve të qeverisë së Shqipërisë nga ana tjetër.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>