Shehaj, muajin e ardhshëm mund të ketë deri në 200 mijë persona të pushuar nga puna

Nga Exit News
Shehaj, muajin e ardhshëm mund të ketë deri në 200 mijë persona të pushuar nga puna

Muajin e ardhshëm mund të ketë deri në 200 mijë persona të pushuar nga puna si pasojë e krizës së koronavirusit, tha ish-deputeti i PD-së Agron Shehaj, në një interviste për Ora News.

Zoti Shehaj tha se prioritet për qeverinë duhet të jenë njerëzit e punësuar dhe jo bizneset:

“Unë mendoj se prioriteti numër një nuk duhet të jenë bizneset, por njerëzit. Njerëzit që janë të punësuar në këto biznese dhe që ka mundësi që të humbasin vendin e punës muajin e ardhshëm. Unë kam frikë që muajin e ardhshëm mund të kemi nga 100 mijë deri në 200 mijë të pushuar nga puna, si pasojë e krizës ekonomike.

Rasti i restoranteve dhe bareve është më i prekur nga pasojat e koronavirusit. Ne duhet të mendojmë për të punësuarit, pastaj për biznesit. Të punësuarit nuk do kenë një rrogë muajin e ardhshëm, një numër i madhe i tyre nuk do të kenë sepse nuk kanë punuar sepse bizneset nuk i mbajnë në punë dhe nuk i garantojnë rrogat”.

Për Shehajn, masa prej 260 mijë lekësh që qeveria do të paguajë për punonjësit në bizneset e vogla është shumë e pamjaftueshme:

“Masa prej 260 mijë lekësh është për 30 mijë biznese dhe 60 mijë të punësuar. Në Shqipëri ka 500 mijë të punësuar në sektorin privatë. Janë me qindra e mijëra ata që kanë nevojë për ndihmë. Të alokosh 12 mln euro për qindra mijëra të punësuar është qesharake, është shumë pak”.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>