Inspektoriati Kombëtar i Territorit (IKMT) ka prishur të hënën një pishinë pranë një hoteli në Ksamil dhe një shtesë të një godine ekzistuese, në kuadër të operacionit “Bregdeti Ynë”
Të dy objektet kishin një pronar, i cili u arrestua ditën e premte nga policia e Sarandës për ndërtim pa leje në Ksamil.
Ministria e Brendshme bëri me dije pak ditë më parë, se në 6 ditët e para të aksionit në bregdet u shembën 35 objekte pa leje në Ksamil, Sarandë e Velipojë. Gjithashtu thuhet se në 10 raste kanë qenë vetë qytetarët të cilët i kanë shembur objektet e tyre pas konstatimeve nga ana e IKMT-së.
Në zonën e Ranës së Hedhun pritet shembja e 10 objekteve pa leje.
Ndërkohë Policia e Shtetit ka arrestuar 5 persona, ka shpallur 1 në kërkim dhe disa të tjerë i ka proceduar penalisht