Shembja e urës Morandi, 30 zyrtarë ishin në dijeni të gjendjes jo të mirë

Shembja e urës Morandi, 30 zyrtarë ishin në dijeni të gjendjes jo të mirë

Të paktën 30 drejtues të kompanisë që ka me koncesion urën Morandi dhe zyrtarë të tjerë, ishin në dijeni të gjendjes jo të mirë dhe rrezikshmërisë që ura paraqiste për kalimtarët.

Ura e cila u shemb më 14 gusht duke shkaktuar 43 viktima, por hetimet e prokurorisë së Gjenovas kanë zbuluar se tragjedia mund të ishte shmangur nëse ndonjëri prej atyre që ishtë në dijeni të problemeve do të kishte marrë masa.

Në listën e bërë publike nga institucionet italiane, janë administrator i deleguar i firmës që ndërtoi autostradën, Giovanni Castelluçi, Fabio Cerchiai, drejtori operativ qendror, Paolo Berti, personi përgjegjës për punët e mirëmbajtjes, Michele Donferri Mittelli dhe Paolo Strazzullo, përgjegjës për dizenjimin dhe përforcimin e strukturës së urës.

Nga zyrtarët shtetëorë në listë janë Vincenzo Cinellit, drejtori i Përgjithshëm i Mbikëqyrjes, Bruno Santoro, kreu i divizionit Tekniko-Operativ i rrjetit të autostradës dhe Giovanni Proietti, drejtues i Divizionit të Analizave dhe Investimeve, të gjithë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transporteve.

Deri më tani asnjë prej zyrtarëve nuk janë vënë në hetim zyrtarisht, por akuzat që priten të rëndojnë mbi to do të variojnë nga shpërdorimi i detyrës tek vrasjet e qëllimshme, apo fatkeqësi e qëllimshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>