Shembja e urës në Itali – Shtetet evropiane nisin verifikimin e urave

Shembja e urës në Itali – Shtetet evropiane nisin verifikimin e urave

Shembja e urës Morandi në Gjenova të Italisë, urë që mirëmbahej nga një kompani private, ka bërë që shtetet evropiane të rishikojnë kontratat e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugëve nga kontratat private, si dhe të verifikojnë situatën e rrugëve dhe urave.

Kështu media gjermane raporton se shteti po vë në testim urat kryesore të vendit, ku dhe trafiku është më i dendur. Sipas të dhënave nga qeveria federale gjermane, vetëm një prej tetë urave është në gjendjen të mirë ndërsa pjesa tjetër ka nevojë për rikonstruktime dhe ndërhyrje.

Në Francë, dy agjenci të specializuara kanë publikuar raporte për situatën e më shumë se 12 mijë urave në vend. Shteti francezi i menaxhon vetë urat dhe sipas dokumenteve, rreth 400 ura kanë nevojë për ndërhyrje.

Në Bullgari, qeveria po planifikon të bëjë ndërhyrje në 211 ura. Nga inspektimet  e bëra, tre ura, të ndërtuara rreth 40 vite më parë, kanë nevojë për ndërhyrje të menjëhershme.

Ndërkohë në Itali, qeveria po merr parasysh rishikimin dhe prishjen e kontratave me kompanitë private që kanë nën menaxhim rrugë dhe ura, ndërkohë që ka vendosur të prishë kontratën me kompaninë që ka koncesionin e urës që u shemb, ‘Autostrade d’Italia’, si dhe i ka ka kërkuar drejtuesve të kompanisë që të dorëhiqen dhe të marrin përgjegjësi të plotë për aksidentin fatal.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>