Shënohen 44 viktima në një ceremoni fetare në Izrael

Nga Exit News
Shënohen 44 viktima në një ceremoni fetare në Izrael

Rreth 44 persona kanë humbur jetën të premten në një tubim fetar në Izrael.

Fillimisht u raportua se një pjesë e vendit ku po qëndronin ishte shembur.

Zyrtarët deklaruan se disa të qytetarë rrëshqitën në disa shkallë, duke bërë që të bien edhe dhjetëra të tjerë.

Shërbimi Kombëtar i Emergjencave tha se përpos viktima ka dhe dhjetëra të tjerë të plagosur në këtë ngjarje të rëndë.

Viktimat po merrnin pjesë në festën Lag BaOmer, një festë hebraike, në të cilën besimtarët kujtojnë përvjetorin e vdekjes të Rabbi Shmon bar Yochai.

Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në këtë ceremoni, duke e bërë atë si ngjarjen më të madhe të organizuar që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.

“Kjo ndodhi në një pjesë të sekondës; njerëzit sapo ranë, duke shkelur njëri-tjetrin. Ishte një katastrofë,” i tha një dëshmitar BBC-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>