Shërohen 41% e pacientëve me Covid-19

Nga Exit News
Shërohen 41% e pacientëve me Covid-19

11 pacientë me Covid-19 janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të shëruarve në 165 nga 400 raste në total, ose sa 41 për qind.

Mes të shëruarve 27 janë mjekë dhe infermiere të stafeve mjekësore të spitalit të Durrësit, Infektivit dhe Shefqet Ndroqit.

Deri më 9 prill, nga 41 mjekë të infektuar, janë shëruar 27 prej tyre, ose rreth 65 për qind.

Në përditësimin e 8 prillit ISHP njoftoi se numri total i të prekurve ka arritur në 400.

Me 165 të shëruar dhe 22 viktima, në vend mbeten 213 pacientë aktivë me Covid-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>