Shërohet plotësisht një pacient me koronavirus, një tjetër drejt shërimit

Nga Exit News
Shërohet plotësisht një pacient me koronavirus, një tjetër drejt shërimit

Një pacient me koronavirus në Repartin e Infektivit në Tiranë është shëruar plotësisht. Sot edhe analiza e dytë për të doli negative, çka tregon se ai është plotësisht i shëruar.

Ai është kontakti i parë i pacientit zero, babai i personit të parë të identifikuar me koronavirus në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Rama.

Babai i djalit 29-vjeçar rezultoi pa koronavirus edhe dy ditë më parë, por nevojitej një analizë e dytë për ta konfirmuar zhdukjen e virusit.

Një pacient tjetër është në pritje të rezultatit të analizës së dytë, pasi në të parën ka rezultuar i shëruar, pa koronavirus.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>