
Pjerin Ndreu, kryebashkiaku i Lezhës u zgjodh kryetar i Shoqatës së Bashkive, të martën, në mbledhjen e Asamblesë. Ai zëvendësoi kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademi, e cila u shkarkua nga Asambleja.
Ademi i kërkoi diplomatëve të huaj në vend të monitoronin mbledhjen e Asamblesë sepse PS po përpiqej ta kapte atë me veprime të paligjshme.
Shoqata e Bashkive paditi ligjshmërinë e zgjedhjeve vendore 30 qershorit në Gjykatën Kushtetuese. Kjo padi pritet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese në qershor.