Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Apelit Administrativ, Bari Shyti

Nga Exit News
Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Apelit Administrativ, Bari Shyti

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Apelit Administrativ, Bari Shyti. Komisioni gjeti probleme në të trija kriteret e vlerësimit.

Komsioni gjeti se gjyqtari Shyti rezultonte me bilanc negativ me 8.6 milionë lekë dhe kishte raport negativ nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.

KPK gjeti se se Shyti kishte probleme me tre shtëpitë e deklaruara. Për një apartament në plazh që ishte blerë fillimisht bashkë me vëllanë që jetonte në Belgjikë dhe që më pas i kishte kaluar Shytit, u gjet se nuk ishte deklaruar në dy vitet e para edhe pse kishte një kontratë dhe një faturë që tregonin se ishte paguar i gjithi në vlerën 2.8 milion në vitin 2005. KPK vuri në dukje se edhe deklarata e vitit 2007 nuk ishte e plotë, pasi këtu Shyti kishte deklaruar si të paguar 1.4 milionë lekë të gjysmës që i përkiste atij, por që më pas i tha KPK se 600 mijë lekë ishin paguar në fakt me letra me vlerë në vitin 2005.

KPK gjeti se një garazh i blerë me hua 5 mijë euro nuk ishte deklaruar për disa vite me radhë edhe pse kishte qenë në të njëjtën kontratë, ndërsa vuri në dukje se nga hetimi kishte rezultuar mungesë burimesh të ligjshme në shumën 5 milionë lekë.

KPK gjeti se gjyqtari ishte përfshirë në tregti të kromit ndërsa kishte statusin e gjyqtarit.

DSIK hartoi dy raporte të ndryshme për Shytin. Raporti i parë e konsideronte atë të përshtatshëm për vijimi e detyrës. Ndërkohë në raportin e dytë,  Shyti akuzohej për korrupsion dhe cilësohej i papërshtatshëm

Dhe nga ana e profesionalizmit KLGj kishte hartuar një raport negativ për gjyqtarin.

Para seancës, gjyqtari u prit me protesta nga qytetarë të cilët e konsideruan atë të korruptuar.

Bari Shyti e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe ka punuar si gjyqtar në Gjykatat e Bulqizës dhe atë të Dibrës. Në vitin 2013, ai u dekretua si gjyqtar në Gjykatën Administrative të Durrësit dhe prej vitit 2016 e ushtron funksionin në Gjykatën Administrative të Apelit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>