Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptaro-italiane, e cila trafikonte kokainë e kanabis. Policia e Askolit ka arrestuar tetë shqiptare dhe pesë italianë, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për të zbuluar anëtarët e tjerë të bandës.
Sipas mediave italiane, disa prej të arrestuarve ishin emra të njohur për policinë italiane, për shkak të precedentëve të mëparshëm penalë.
Gjatë arrestimit anëtarëve të bandës i janë kapur sasi droge të përpunuar, rrënjë kanabisi gati për mbjellje dhe para.