Theresa May: Shkatërrohet rrjeti i spiunazhit rus në Perëndim

Theresa May: Shkatërrohet rrjeti i spiunazhit rus në Perëndim

SHBA-të dhe 23 vende të botës kanë vendosur dje të dëbojnë 130 diplomatë rusë. Sipas deklaratës zyrtare të qeverisë amerikane, diplomatët kanë abuzuar me statusin e diplomatit në SHBA. Ndërsa Kryeministrja britanike May u shpreh se më në fund u shkatërrua rrjeti perëndimor i spiunazhit rus të Presidentit Putin.

Ky është numri më i lartë i diplomatëve rus, të akuzuar për spiunazh, të dëbuar ndonjëherë nga vende të ndryshme.

Qeveria amerikane vendosi dëbimin e 46 diplomatë rusë nga Washingtoni, dy diplomatëve nga Konsullata e Përgjithshme në New York dhe mbylljen e konsullata ruse në Seattle brenda 30 marsit. Gjithashtu, Sekretari për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë Mitchell lajmëroi se do të dëbohen edhe 12 punonjës të Misionit të Përhershëm rus në Kombet e Bashkuara.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Kryeministrja May u shpreh e habitur nga solidariteti i shfaqur nga vendet e tjera, duke thënë se pas disa ditë diskutimesh diplomatike vendimi i 23 shteteve për të dëbuar diplomatët rusë i dha sinjalin më të fortë Kremlinit. Ajo u shpreh se “Rusia nuk mund të tallet me ligjet ndërkombëtare dhe të kërcënoj sigurinë tonë”.

Hetimet për diplomatët rusë filluan pas sulmit në Salisbury të Britanisë, ku një ish-agjent rus së bashku me të bijën u sulmuan nga një armë kimike vdekjeprurëse e njohur si Novichok, e cila paralizon nervat.

Vendimit të vendeve të tjera iu bashkua edhe qeveria shqiptare, e cila dëboi dje dy diplomatë rusë. Ministri Bushati, në një intervistë për Top Channel u shpreh se ky veprim ishte kryer në koordinim me NATO-n.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>