
Disa shkencëtarë britanik po eksperimentojnë me një ilaç, i cili mund të parandalpjë infektimin me Covid-19.
Terapia e antitrupave do të mundësojë imunitet të menjëhershëm ndaj virusit, thonë shkencëtarët.
Ilaçi mund t’i injektohet peronave në shtëpitë e kujdesit ose studentëve në universitet.
Dr. Catherine Houlihan, virologe dhe drejtuese e këtij studimi deklaroi se nëse ilaçi jep rezultatet e kërkuara, kjo do ishte një “armë e shtuar drejte arsenalit të armëve kundër këtij vrirusi”
Ilaçi po zhvillohet nga Kolegji Spitalor i Londrës në bashkëpunim me kompaninë AstraZeneca.