Shkencëtarët letër OBSH: Studimi me Kinën për origjinën e koronavirusit, i njollosur politikisht

Nga Exit News
Shkencëtarët letër OBSH: Studimi me Kinën për origjinën e koronavirusit, i njollosur politikisht

Një grup shkencëtarësh dhe studiuesish ndërkombëtarë i kërkuan OSBH hetime më rigoroze mbi origjinën e koronavirusit- me ose pa përfshirjen e Kinës, raporton Reuters.

Një studim i përbashkët Kinë-Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) mbi Covid-19 nuk dha përgjigje, por vetëm hipoteza.

Studimi, i lëshuar javën e kaluar, del në përfundimin se rruga më e mundshme e transmetimit për SARS-CoV-2, ishte nga lakuriqët e natës dhe kafshë të tjera të egra në Kinë dhe Azinë Juglindore.

Ai e përjashtoi mundësinë që koronavirusi të ketë dalë nga një laborator.

Në një letër të hapur, 24 shkencëtarë dhe studiues nga Evropa, Shtetet e Bashkuara, Australia dhe Japonia thanë se studimi ishte i njollosur politikisht.

Pika e tyre e fillimit ishte, le të bëjmë kompromisin më të madh të mundshëm në këmbim të një bashkëpunimi minimal nga Kina“, tha Jamie Metzl, i cili hartoi letrën.

Metzl është një bashkëpunëtor i vjetër në think tank-un e Këshillit Atlantik.

Në letër theksohet se studimi është bazuar në kërkime të pabotuara kineze, ndërsa të dhënat kritike dhe mostrat biologjike “mbeten të paarritshme“.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanon Ghebreyesus tha javën e kaluar Kina kishte fshehur të dhëna.

Eksperti kinez, Liang Ëannian e mohoi këtë dhe duket se përjashtoi çdo hetime të mëtejshme të përbashkëta me Kinën, duke thënë se fokusi duhet të zhvendoset në vendet e tjera.

Metzl tha se bota mund të duhet të “rikthehet në Planin B” dhe të kryejë një hetim “në mënyrën më sistematike të mundshme” pa përfshirjen e Kinës.

Kina ka hedhur poshtë pretendimet se SARS-CoV-2 ka rrjedhur nga një laborator kërkimesh në Ëuhan, qyteti ku u identifikua për herë të parë Covid-19.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>