Shkencëtarët në Britani testojnë përzierjen e vaksinave AstraZeneca e Pfizer

Nga Exit News
Shkencëtarët në Britani testojnë përzierjen e vaksinave AstraZeneca e Pfizer

Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar po testojnë përzierjen e dy vaksinave kundër Covid-19, atë të AstraZenecas me të Pfizerit.

Shkencëtarët janë nga Universiteti i Oksfordit dhe mbështeten nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Ata shpresojnë që përzierja e dozave të AstraZeneca dhe Pfizer mund të sigurojë mbrojtje më të mirë se sa përdorimi i tyre vetëm.

Metoda e përdorimit për të dy vaksinat është dhënia e dy dozave, disa javë larg njëra-tjetrës, për të shkaktuar një mbrojtje afatgjatë kundër Covid-19.

Sipas një njoftimi për shtyp nga qeveria britanike, studimi i ri do të krahasojë tetë kombinime të ndryshme të dozave.

Rezultatet e këtij studimi mund të jenë të dobishme në të gjithë botën, u thanë ekspertët gazetarëve në një konferencë virtuale.

Nëse zbulohet se vaksinat mund të ndërrohen dhe përzihen, kjo mund të ofrojë më shumë fleksibilitet për shpërndarjen e tyre.

Kjo gjithashtu do të lejojë qeveritë të reagojnë shpejt nëse ndërpritet stoku i njërës prej vaksinave. Studimi do të përcaktojë gjithashtu nëse disa kombinime çojnë në më pak efekte anësore.

Studimi nisi të enjten. Një ditë më parë studiuesit thanë se presin që mbi 800 vullnetarë të marrin pjesë të testime.

Të dhënat fillestare mbi përgjigjet pritet të dalin rreth qershorit.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>