Vaksinat nga AstraZeneca dhe Sputnik V po përballen me frikën se nuk mund t’i luftojnë variantet e reja të COVID-19. Shkencëtarët janë të shqetësuar se vaksinat mund të humbasin fuqinë e tyre.
Moderna, si dhe Pfizer dhe partneri BioNTech thanë këtë javë se ata po studiojnë se si mund të përforcojnë vaksinat për variantet e reja që mund të lindin nga COVID-19.
Edhe nëse COVID nuk krijon variante të reja, nuk është ende e qartë nëse efektiviteti i vaksinës do të zbehet me kalimin e kohës, çka nënkupton se vaksina ka nevojë për përforcues pavarësisht varianteve të reja.
AstraZeneca nuk pranoi të komentojë. J&J dhe Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF), i cili është përgjegjës për marketingun e vaksinës Sputnik të bërë nga Instituti Gamaleya jashtë vendit, nuk iu përgjigjën një kërkese për koment.