Shkencëtari francez që promovoi trajtimin me hidroksiklorikinë për Covid-19, të mbështetur edhe nga Donald Trump, rrezikon të përjashtohet nga instituti i sëmundjeve infektive që ai krijoi, mes shqetësimeve mbi rolin e tij në përhapjen e teorive të konspiracionit dhe nga një hetim nga rregullatorët për studimet e tij klinike.
Didier Raoult tërhoqi vëmendje në mbarë botën gjatë valës së parë të pandemisë për teorinë e tij se ilaçi që përdoret për trajtimin e malaries ishte efikas në trajtimin e COVID-19 pavarësisht se testimet treguan të kundërtën.
Studime të shumta, përfshi studimin Recovery dhe nga Organizata Botërore e Shëndetit, kanë gjetur se hidroksiklorikina është joefektive në trajtimin e Covid-19.
Profesorët e universitetit duhet të dalin në pension në moshën 68 -vjeçare në Francë. Raoult mbushi 69 vjeç në mars, dhe kështu nga 31 Gushti nuk do të ketë më të drejtë të vazhdojë postin e tij si studiues dhe mjek në Universitetin e Aix-Marseille dhe Spitalet e Universitetit Marseille.
Mosha e tij nuk e skualifikon atë që të vazhdojë si drejtor i institutit të sëmundjeve infektive me bazë në Marsejë që ai themeloi, IHU Méditerranée Infection, por François Crémieux, drejtor i Assistance Publique-Hôpitaux de Marseille një nga institucionet anëtare themeluese të IHU, i tha Le Monde se nuk është e arsyeshme që Raoult të vazhdojë atje pasi të pushojë së praktikuari mjekësi dhe të kryejë kërkime universitare.
Eric Berton, president i Universitetit të Aix-Marseille, një tjetër anëtar themelues, i tha Le Monde se do të propozojnë zgjedhjen e një drejtori të ri në shtator.
Agjencia franceze e ilaçeve ka hapur një hetim mbi studimet e hidroksiklorikinës të IHU, siç ka bërë vetë Universiteti i Aix-Marseille. Një hetim i mëparshëm nga prokurorët publik të Marsejës u hodh poshtë.
Hashtagu #TouchePasARaoult (mos prek Raoult) u përhap gjerësisht në Twitter në Francë të enjten në mëngjes, me mbështetësit që mbronin shkencëtarin, i cili ka fituar statusin e kultit në disa formue të internetit që nga fillimi i pandemisë.
Florian Philippot, një politikan i së djathtës ekstreme dhe ish drejtor i fushatës për Marine Le Pen, ka nisur një peticion në mbështetje të Raoult.
Raoult ka publikuar video në kanalin e IHU në YouTube gjatë gjithë pandemisë, duke grumbulluar gjysmë milioni abonentë.
“Unë do të doja që informacioni i shpërndarë nga IHU të ishte në botime shkencore të rishikuara nga kolegët që lejojnë debat shkencor, jo në video në YouTube,” tha Crémieux për Le Monde.
“Me dashje apo jo, instituti është bërë garantuesi shkencor i debatit kundër vaksinës, kundër shëndetit dhe ushqen sferën e komplotit. Ky është një problem që duhet t’i jepet fund.”, shtoi ai.
Një studim i vitit 2020 zbuloi se francezët që refuzojnë maskat kishin më shumë gjasa të mbështesnin Raoult, dhe më shumë gjasa do të refuzonin një vaksinë nëse iu ofrohej.