
Godina e shkollës së mesme “Sami Frashëri” në Tiranë është boshatisur dhe bërë gati për shembje.
Gjimnazi ‘Sami Frashëri’ u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit. Veçanërisht, suvaja e tavanit dhe muret anësore pësuan dëmtime të rënda. Grupet e inspektimit të ndërtimeve e shpallën godinën të pabanueshme.
Bashkia Tiranë vendosi rindërtimin nga e para të shkollës.
Ajo do të ndërtohet me fondet e premtuar nga Bashkimi Europian.
Shkolla ishte rikonstruktuar në vitin 2018. Pas dëmtimit të shkollës nga tërmeti, opozita akuzoi kryebashkiakun Veliaj për “krim korruptiv” për cilësinë e dobët të punimeve.
Gjimnazi ‘Sami Frashëri’ është ndërtuar në vitet 60’ dhe është një prej gjimazeve më të mëdhenj në gjthë vendin.