
Ministrja e Arsimit Evis Kushi njoftoi hapjen e shkolkave të mesme, të hënën e ardhshme, 2 maj.
Ky vendim u propozua më parë nga Komiteti Teknik. Shkollat e mesme, që prej fillimit të prilkit, zhvillonin mësimin në klasë dhe në distance.
“Javën tjetër, nxënësit rikthehen në shkolla. Më lejoni që të falënderoj të gjithë mësuesit, për punën e madhe që kanë bërë gjatë këtij viti sfidues. Mirënjohje për mësuesit, një sfidë e madhe si Matura na pret përpara¨, tha Kushi.