Republika Demokratike e Kongos (RDK) është bërë vendi i fundit që pezullon përdorimin e vaksinës së Oxford dhe AstraZeneca, duke shtyrë programin e vaksinimit derisa të jenë në dispozicion rezultatet e hetimeve për lidhje dyshimet për mpiksjen e gjakut, raporton The Guardian.
Danimarka, Norvegjia, Bullgaria dhe Islanda gjithashtu kanë ndaluar përdorimin e vaksinës si një masë paraprake pasi disa njerëz që u vaksinuan patën të mpiksje gjakut. Një zyrtar indian të shtunën tha se vendi do të kryejë gjithashtu një rishikim më të thellë të efekteve anësore pas vaksinimit.
RDK pritej të fillonte shpërndarjen e vaksinës në 15 Mars, pasi kishte marrë doza 1.7 milion të vaksinës. Një datë e re e fillimit të programit nuk është njoftuar.
Italia dhe Austria kanë ndaluar përdorimin e vaksinës për grupe të caktuara si masë paraprake.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se nuk është gjetur ende asnjë lidhje shkakësore midis vaksinës AstraZeneca dhe mpiksjes së gjakut. AstraZeneca thotë se vaksina është e sigurt dhe se “nuk ka prova” se rrit rrezikun e mpiksjes së gjakut.