Shoferët e autobuzave në Korçë protestojnë kundër tarifave të parkimit

Nga Exit News
Shoferët e autobuzave në Korçë protestojnë kundër tarifave të parkimit

Shoferët e autobuzave në Korçë protestuan kundër tarifave të parkimit në terminalin e autobuzave. Tarifa e parkimit e vendosur nga administratori i terminalit u bë 3 mijë lekë për orë, pas 5 minutave të para.

“Bashkia është rregullatori por nuk ndërhyn. Kërkojmë të gjendet zgjidhja nga bashkia për taksitë në të zezë dhe për tarifat që duhet të vendosen në bazë të të ardhurave tona”, u shprehën shoferët e autobuzave me licensë nga Bashkia.

Tarifat e vendosura nga Terminali janë:

Për linjat Rethqytetase eshte vendosur tarifa 150 leke per orar pavarsisht nga koha e qendrimit te automjetit.

Per linjat nderqytetase brenda 50 km tarifa e orarit do te jete 300 leke.

Per linjat nderqytetase mbi 50 km tarifa e nisjes do te jete 500 leke per orar nisje pavarsisht orarit te qendrimit ne terminal.

Në 2017, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi ndërtimin e një terminali për qendrimin e autobuzave në Korcë.

Termimali i autobuzave, me një kosto prej 2.8 milion euro u ndërtua nga kompania Korsel.al. Kjo kompani do të menaxhojë edhe terminalin.

Sipas projektit, në terminalin e Korçës do të qendrojnë 500 autobuza dhe furgona me kapacitet 60-80 mijë pasagjerë në vit.

Në zonën e terminalit, do të ketë mjedise pritjeje, hotel, bar-restorant, lavazh dhe biletari, të cilat do të shfrytëzohen nga kompania koncesionare.

Sipas Korça Report, ndërtimi i terminalit ka hapur edhe një konflikt që po ndiqet në rrugë gjyqësore për çështjen e pronësisë të tokës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>