
Shoqata e Gazetarëve Europianë ka dënuar sulmin e presidencës ndaj gazetës Tema.
Përmes një komunitakete publike, shoqata shprehet se e konsideron të tepërt dhe fyes reagimin e e presidencës ndaj gazetës Tema:
“Institucionet publike nuk duhet të reagojnë në asnjë rrethanë në shkelje të etikës dhe aq më tepër të fyejnë një media, pavarësisht qëndrimeve të kundërta.”
Reagimi i shoqatës vjen një ditë pasi mes gazetës dhe zëdhënësit për shtyp të presidentit pati një shkëmbim akuzash.
Gazeta Tema shkroi se si presidenti i ka dhënë nënshtetësinë shqiptare një futbollisti në shkelje me ligjin, dy javë pasi ai ka ardhur në vend.
Pas këtij shkrimi, ka reaguar zëdhënësi Tedi Blushi, i cili e quajti artikullin ‘një tregues i degradimit dhe urrejtjes së madhe që Rilindja ka ndaj çdo vlere kombëtare’.