Shoqata e Minatorëve fiton gjyqin e parë ndaj Albchrome

Nga Exit News
Shoqata e Minatorëve fiton gjyqin e parë ndaj Albchrome

Minatori Beqir Duriçi ka fituar gjyqin e shkallës së parë dhe duhet të dëmshpërblehet nga kompania Albchrome, për pushimin e paligjshëm nga puna, më 2019. Ky është gjyqi i parë i fituar nga një minator kundrej kompanisë.

Në faqen zyrtare në Facebook, të henën, Shoqata sqaroi se “kompania e ka çuar çështjen në apel, por ne do i shkojmë deri në fund të drejtës sonë, qoftë edhe në gjykatat ndërkombëtare”.

Shoqata sqaroi se kompania Albchrome ka pushuar nga puna Elton Debreshin, kryetari i SMBB-së, për krijimin e sindikatës së Minatorëve.

Pas grevës së minatorëve, komapnia pushoi nga puna “tre anëtarë të këshillit sindikal – Beqir Duriçin, Behar Gjimin dhe Ali Gjetën – dhe kërcënoi dhjetëra minatorë”.

“Pushimet e paligjshme nga puna i kemi paditur në gjykatë, ku kemi kërkuar dëmshpërblim, po ashtu edhe te Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Pas shumë zvarritjeve nga gjykatat, presioneve e ndërhyrjeve nga kompania, njëri prej proceseve gjyqësore ka përfunduar”, shkruhet në postimin e Shoqatës.

Ata falenderojnë edhe avokaten Erjola Lami për përfaqësimin, “si dhe gjithë avokatët e tjerë që na kanë ndihmuar e vazhdojnë t’na ndihmojnë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>